Telegrafi

Zyrtare: Milani konfirmon Tijjani Reijnders si lojtar të tyre

Milani ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e Tijjani Reijnders, i cili është bashkuar si transferim nga AZ Alkmaar.

Kuqezinjtë kanë punuar për të forcuar mesfushën e tyre këtë verë pas shitjes së Sandro Tonalit, duke marrë Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea dhe tani Reijnders.

24-vjeçari u bashkua me kuqezinjtë për një marrëveshjeje që raportohet të jetë me vlerë rreth 20 milionë euro plus bonuset.

Ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin, me pagë rreth 1.7 milionë euro neto në sezon.

Siç u njoftua sot, Reijnders tashmë ka nënshkruar zyrtarisht për Milanin dhe filloi punën me Stefano Piolin dhe bashkëlojtarët e tij të rinj.  Ai do të veshë fanellën me numër 14.

Lexo po ashtu Reijnders arrin për teste mjekësore te Milani

Mesfushori holandez shkëlqeu sezonin e kaluar për AZ, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë 12 asistime në 54 ndeshje në të gjitha garat.

Si mesfushor qendror, ai është vlerësuar për aftësinë e tij për të sulmuar, pasi ka aftësi teknike dhe është shumë kreativ.

Reijnders është nënshkrimi i pestë i Milanit në afatin kalimtar të verës, pas Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Luka Romero dhe Marco Sportiello. /Telegrafi/