Milani ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e Tijjani Reijnders, i cili është bashkuar si transferim nga AZ Alkmaar.
Kuqezinjtë kanë punuar për të forcuar mesfushën e tyre këtë verë pas shitjes së Sandro Tonalit, duke marrë Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea dhe tani Reijnders.
24-vjeçari u bashkua me kuqezinjtë për një marrëveshjeje që raportohet të jetë me vlerë rreth 20 milionë euro plus bonuset.
🚨 Reijnders is Rossonero 1️⃣4️⃣#ACMQuest #SempreMilan @T_Reijnders pic.twitter.com/bwjfIKXppr
— AC Milan (@acmilan) July 19, 2023
Ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin, me pagë rreth 1.7 milionë euro neto në sezon.
Siç u njoftua sot, Reijnders tashmë ka nënshkruar zyrtarisht për Milanin dhe filloi punën me Stefano Piolin dhe bashkëlojtarët e tij të rinj. Ai do të veshë fanellën me numër 14.
Mesfushori holandez shkëlqeu sezonin e kaluar për AZ, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë 12 asistime në 54 ndeshje në të gjitha garat.
Signed and sealed 🔴⚫#ACMQuest #SempreMilan @T_Reijnders pic.twitter.com/IpK3ynT3rs
— AC Milan (@acmilan) July 19, 2023
Si mesfushor qendror, ai është vlerësuar për aftësinë e tij për të sulmuar, pasi ka aftësi teknike dhe është shumë kreativ.
Reijnders është nënshkrimi i pestë i Milanit në afatin kalimtar të verës, pas Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Luka Romero dhe Marco Sportiello. /Telegrafi/