Telegrafi

Zyrtare: Milani kompleton transferimin e Silvas

Milani ka kompletuar transferimin e sulmuesit portugez Andre Silva nga Porto për 38 milionë euro.

Silva i ka kaluar testet mjekësore te Milani të hënën, para se të nënshkruajë kontratën me klubin për pesë vite.

Sulmuesi 21 vjeçar do të jetë i gatshëm për të shpërthyer në sezonin  e ardhshëm në San Siro.

Ai sezonin e shkuar shënoi 21 gola në 44 ndeshje për Porton.

Ai ka filluar të luajë edhe për Portugalinë si partner në sulm me Cristiano Ronaldon, ku ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshje. /Telegrafi/