Milani ka zyrtarizuar transferimin e Diogo Dalotit nga Manchester United në formë huazimi.
Mbrojtësi portugez u largua nga Djajtë e Kuq, për t’iu bashkuar Rossonerëve që i bënë me dije se mund të ketë minuta më shumë tek ata.
Ole Gunnar Solskjaer e lejoi largimin e lojtarit, për t’u formuar më shumë si lojtar dhe të luajë më shumë minuta te Milani.
Para disa ditësh u konfirmuar arritja e tij në Milanelo, ndërsa sot (e diele) u prezantuar në fanellën e skuadrës italiane.
Lojtari do të qëndrojë në huazim deri në fund të këtij edicioni, ndërsa do të bartë numrin 5 në fanellë. /Telegrafi/
Official Statement: @DalotDiogo ➡️ https://t.co/AdXpg9EK2Z
Comunicato Ufficiale: Diogo Dalot ➡️ https://t.co/wd9Ur492jR#ReadyToUnleash #SempreMilan pic.twitter.com/6O1pD74P0V
— AC Milan (@acmilan) October 4, 2020