Milani ka njoftuar zyrtarisht se Alexis Saelemaekers ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2026.
Anësori 22-vjeçar mbërriti nga RSC Anderlecht në Janar të vitit 2020, kur fillimisht u bashkua si huazim.
“Unë jam i lumtur që jam rritur me këtë ekip”, ka thënë Saelemaekers për faqen zyrtare të klubit.
🗣️ "I'm happy to have grown with this #ACMilan"
Official Statement: Alexis Saelemaekers ➡ https://t.co/jFThDLU5pJ🗣️ "Sono contento di essere cresciuto con questa squadra"
Comunicato Ufficiale: Alexis Saelemaekers ➡ https://t.co/cDUccwUM2O #SempreMilan pic.twitter.com/e5pjO82Nc0— AC Milan (@acmilan) October 15, 2021
Marrëveshja u bë e përhershme në shtator të vitit 2020 dhe reprezentuesi belg, ka luajtur 64 ndeshje me Rossonerët.
Kontrata e tij e mëparshme skadonte në qershor 2024, por Saelemaekers dhe Milan kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën edhe për dy vjet shtesë.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë rinovimin e kontratës së Alexis Saelemaeker deri më 30 qershor 2026”, ka shkruar klubi.
Reinforcing the Rossonero bond, Alexis is here to stay 🖊️
Un legame rossonero sempre più forte: avanti insieme, Alexis! 🤝 #SempreMilan pic.twitter.com/19zBdnm2Oa
— AC Milan (@acmilan) October 15, 2021
Saelemaekers ka shënuar 4 gola me fanellën e Diavolo, duke kontribuar edhe me 10 asistime./Telegrafi/