Milani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Pierre Kalulu në një kontratë pesë-vjeçare, lojtar i cili ka dalë nga akademia e të rinjve të klubit francez Lyon.
20-vjeçari ishte një lojtar i lirë pasi kontrata e tij përfundoi dhe vendosi të mos vazhdojë me klubin francez pas interesimit të madh për të nga Milani.
Kështu, Kululu pas testeve mjekësore, të cilat i kalojë me sukses, është zyrtarizuar si lojtar i ri i Rossonerëve.
Është vet faqja zyrtare e klubit nga San Siro që ka konfirmuar transferimin e Kululu.
Comunicato Ufficiale: Pierre Kalulu ⬇️#SempreMilan https://t.co/8Jfz5yuBca
— AC Milan (@acmilan) August 5, 2020
“AC Milan njofton nënshkrimin e Pierre Kalulu, për një transferim të përhershëm. Kontrata e lojtarit francez skadon më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftim.
Kalulu është një mbrojtës i djathtë me tre paraqitje për Kombëtaren e Francës U-21, së bashku me 12 paraqitje për skuadrën U-19. /Telegrafi/