Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Mikaile Tmusic ka ndërruar ambient duke nënshkruar me një skuadër të re.
Fundori tashmë është prezantuar te skuadra malazeze, KK Podgorica.
Të kujtojmë se, Tmusic ishte pjesë e Sigal Prishtinës, ku luajti për dy vite.
Ndërsa, më parë në Superligën e Kosovës djersiti fanellën e Bashkimit.
Tmusic, është nga Mali i Zi, por prindërit e tij janë të lindur në Kosovë, dhe kjo ka bërë që ai të vesh fanellën e Kosovës. /Telegrafi/