Ballkani ka njoftuar se Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhizhamza janë zyrtarisht pjesë e tyre.
Edhe pse ditë më parë ishte bërë me dije se dyshja po kalonin te klubi nga Therenda, sot janë prezantuar zyrtarisht.
Zeka që ishte së fundmi pjesë e Feronikelit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, derisa Haxhihamza që ishte te Gjilani ka firmosur për tri vite.
“Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit. Sulmuesi Mevlan Zeka dhe Portieri Kenan Haxhihamza jan ardhja më e re tek FC Ballkani”.
“Sot nënshkruam kontratën 2 vjeqare me Zekën dhe për 3 vite me Haxhihamzën për të vazhduar karrierën në klubin tonë. Mevlan Zeka së fundmi ishte pjesë e KF Feronikelit”.
“Kenan Haxhihamza së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit. Të dyve i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkëpunim të mirëfilltë me klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/