Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mësohet vendi ku do luhet dhe data e Superkupës së Italisë

Federata Italiane e Futbollit ka zyrtarizuar vendin dhe datën e Superkupës së Italisë.

Superkupa e Italisë do të zhvillohet në mes të dy gjigantëve, Juventusit dhe Milanit, me ‘Zonjën’ si fitues i Kampionatit dhe Kupës dhe ‘Djallin’ si finalistë të Kupës

Megjithatë, ndeshja e Superkupës edhe sivjet do t’i dëshpëroj tifozët e të dyja skuadra, pasi nuk do të mbahet as këtë vit në Itali.

Lexo po ashtu Refuzohet kërkesa për dëme e Juventusit për Calciopolin

Federata Italiane e Futbollit (FICG) ka vendosur që edhe këtë vit ky ngjarje e madhe të zhvillohet në Doha të Katarit, transmeton Telegrafi.
“Superkupa italiane 2016, mes Juventusit dhe Milanit do të luhet në Doha më 23 dhjetor”, thuhet në komunikatën e federatës italiane të futbollit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version