Telegrafi

Zyrtare: Mësohet sa do të mungoj Alba

Jordi Alba nuk do të mungoj edhe aq sa pritej.

Mbrojtësi i Barcelonës ka pësuar një lëndim në ndeshjet ndërkombëtare, ku Spanja luajti baras me Italinë, teksa la fushën në minutën e 22-të.

Në vend të tij trajneri Julen Lopetegui ka ftuar Nacho Monrealin e Arsenalit, i cili do ta zëvendësoj në takimin ndaj Shqipërisë në ‘Loro Boriçi’.

Megjithatë, Jordi Alba nuk ka pësuar edhe aq lëndim të madh, pasi ekzaminimet mjekësore kanë treguar që ai do të mungoj vetëm 10 ditë.

Kështu, ish-futbollisti i Valencias pritet ta ndihmoj skuadrën e tij në takimin e vlefshëm për Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt, që zhvillohet me 19 tetor. /Telegrafi/