Telegrafi

Zyrtare: Mertens refuzon klubet e mëdha, rinovon me Napolin

Dries Mertens Foto: SSC Napoli

Dries Mertens më në fund e ka nënshkruar kontratën re me Napolin, e cila do ta mbajë atë në klubin italian për të paktën edhe dy vjet të tjera.

Nënshkrimi i Mertens erdhi të sot (e mërkurë) pasdite, vetëm disa orë para finales së madhe të Napolit me Juventusin në Coppa Italia.

Është vet klubit italian që ka zyrtarizuar rinovimin, duke ia mbyllur dyert shumë klubeve të interesuara.

“Njëri prej nesh!. 2022”, ka shkruar Napoli në postimin e tyre.

Kështu, Mertens ka zgjatur marrëveshjen e tij deri në vitin 2022, me opsionin e një sezoni të tretë në San Paolo, duke refuzuar transferimin te Interi apo Chelsea.

Lexo po ashtu Mertens shkruan historinë me Napolin

Pavarësisht se 33 vjeç, ai është njëri nga të preferuarit e vërtetë të tifozëve, pasi edhe me golin kundër Interit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, u bë golashënuesi më i madh në histori të klubit.

Që nga transferimi i tij nga PSV në 2013, Mertens ka shënuar 122 gola dhe ka asistuar 73 herë në 310 paraqitje për Napolin. /Telegrafi/