Prishtina ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Mërgim Pefqeli, i cili edhe në të kaluarën ka luajtur me klubin më të trofeshëm nga Kosova.
Pas largimeve të shumta gjatë ditës së djeshme, kryeqytetasit kanë filluar sot (e enjte) me konfirmimin e transferimeve të berë.
Pasi konfirmuar ardhjen e Endrit Bahollit nga 2 Korriku, Prishtina tani ka konfirmuar transferimin e mesfushorit të njohur, Mërgim Pefqeli, i cili në sezonin e fundit luajti te Malisheva.
Transferimin e tij, Prishtina e konfirmoi me anë të faqes zyrtare, ndërsa djaloshi kryeqytetas foli edhe për rikthimin, ambiciet dhe lidhjen me tifozët ‘Plisat”.
Postimi i plotë i Prishtinës pa ndërhyrje
????̈?????? ??̈???? ???????!
FC Prishtina dhe futbollisti Mërgim Pefqeli e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar kontratë të re dy-vjeçare.
Prishtina dhe Pefqeli janë “dashuri e vjetër” pasi që mesfushori-sulmues edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës sonë ku i numëron 75 paraqitje në fanellën “bardhekaltër” teksa i ka realizuar 12 gola.
Pefqeli në edicionin e fundit ishte pjesë e FC Malishevës me ç’rast tregoi paraqitje të kënaqshme duke dhënë kontribut të madh për sigurimin e një “bilete” të këtij ekipi për Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.
28-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe për Llapin, Trepçën ’89, Trepçën, Hajvalinë e Fushë Kosovën.
Pefqeli pas nënshkrimit të kontratës ka folur për faqen zyrtare të klubit tonë.
????????? ?? ????????? – Fakti që jam fëmijë i këtij klubi dhe kontaktet me trajnerin Ismet Munishi, nuk më kanë bërë që të mendoj shumë për rikthimin te skuadra amë. Bartja e fanellës së Prishtinës përveç se është privilegj dhe krenari e madhe, në vete bartë përgjegjësinë e arritjes së rezultateve kulminante, pra trofeve.
??????????? – Synimet me Prishtinën janë që të rikthehemi bashkërisht te titulli kampion si dhe garat evropiane. Prishtina e ka vendin aty përgjithmonë.
?????? ?? ??????̈? – Tifozëve besnik të Prishtinës, “Plisave” si gjithmonë ju premtoj angazhim maksimal dhe dhënien e atomit të fundit për ngjyrat “bardhekaltër”. Bashkë me shokët e skuadrës do të bëjmë që të mburren me sukseset tona të përbashkëta. Hajde PRISHTINË.
/Telegrafi/