Mërgim Mavraj e ka kompletuar edhe zyrtarisht rikthimin te Greuther Furth.
Mbrojtësi shqiptar ka qenë në të kaluarën pjesë e skuadrës gjermane, derisa sot ka kompletuar edhe zyrtarisht rikthimin.
Klubi gjerman ka njoftuar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale se kanë arritur marrëveshje me kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.
Das Kleeblatt hat Mergim #Mavraj von den @Schanzer zurückgeholt!
Welcome back! ☘️👋#kleeblatt
👉https://t.co/eNgYI3eZGu pic.twitter.com/9stkwTjjus
— SPVGG GREUTHER FÜRTH (@kleeblattfuerth) June 26, 2019
Futbollisti 33-vjeçar së fundmi ka luajtur te Ingolstadt, gjersa është shprehur i lumtur për rikthimin te skuadra edhe ku kishte disa suksese.
“Nuk u ktheva për t’i dhënë fund karrierës sime këtu. Drejtuesit e klubit më kanë bindur që të kthehem këtu dhe dua t’i falënderoj për besimin që ma kanë dhënë dhe do të mundohem që si herën e parë të jap më të mirë nga vetja”, ka thënë mbrojtësi veteran.
Mavraj në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrat si, Koln, Hamburg, Aris dhe Ingolstadt, ndërsa sot u rikthye te skuadra nga liga e dytë e Gjermanisë. /Telegrafi/