Jeremy Menez do të vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë.
Ish-anësori i Romës, PSG-së, Milanit e së fundi Bordeaux, i është bashkuar skuadrës Antalyaspor.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Bordeaux në Twitter.
Menez që për dy vite ka veshur edhe fanellën e Milanit, te Antalyaspor për bashkëlojtar do ta ketë Samuel Eto’on.
Menez ka pasur rënie në karrierë në vitet e fundit, ndërsa me turqit ka nënshkruar kontratë për tri vite.