Mbrojtësi Melos Bajrami është përforcimi i tretë i Vllaznisë së Skodrës në afatin kalimtar veror, ku sot ka nënshkruar kontratën dhe është prezantuar nga klubit shkodran.
Ish-mbrojtësi i Gjilanit tashmë do të jetë në dispozicion të Thomas Brdaricit si një vlerë e shtuar për qendrën e mbrojtës.
Bajrami ka firmosur kontratë 1-vjeçare me opsion zgjatjen edhe për një tjetër me klubin shkodran.
Melos Bajrami do ta ketë përvojën e tij të dytë në kampionatin shqiptar, pasi para dy sezonesh ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës.
Bajrami bëhet “blerja” e tretë e Vllaznisë në këtë afat kalimtar, ndërsa ai kishte oferta edhe nga klubet në Superligën e Kosovës.
Bajrami ka bërë karrierë te Ballkani, Shkupi, Makedonija dhe Gjilani. /Telegrafi/