Telegrafi

Zyrtare: Mbrojtësi shqiptar Çepele lë Interin, kalon te Hannoveri

Ramën Çepele, bëri emër kur Edi Reja e ftoi te Shqipëria në moshën 17 vjeçare për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Mbrojtësi i majtë që ishte pjesë e të rinjve te Interit, ka pranuar të transferohet në Gjermani te klubi i Hannover.

Çepele do të luajë fillimisht me të rinjtë e Hannoverit, por kalimi tek skuadra e parë është i sigurt dhe këtë e ka pranuar edhe drejtori sportiv i, Gerhard Zuber, duke deklaruar se afrimi I lojtarit të talentuar shqiptar konfirmon strategjinë e klubit për të investuar tek të rinjtë.

Çepele do ta nisë tek akademia e Hannoverit, por shumë shpejt do të jetë me skuadrën e parë.

 

Ai ka nënshkruar kontratë për 2 vite, sepse kur je nën 18- vjeç rregullorja nuk lejon nënshkrimin e një kontrate me kohëzgjatje më shumë se dy vite.

Hanoveri është shpallur dy herë kampion i Gjermanisë dhe ka fituar edhe një herë Kupën, ndërsa aktualisht ndodhet në Bundesligën e Dytë gjermane. /Telegrafi/