Sampdoria kanë kthyer zyrtarisht Dodon nga Interi, në një huazim dyvjeçar me detyrim blerje.
Mbrojtësi brazilian kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me Blucerchiati, dhe është kthyer përsëri për fushatën e ardhshme.
Transferimin e tij te Sampdoria e ka njoftuar vetë skuadra me anë të një deklarate zyrtare nga faqja zyrtare e klubit.
“U.C Sampdoria njofton nënshkrimin me lojtarit Jose Rodolfo Pires Ribeiro Dodo në një huazim dyvjeçar nga FC Internazionale Milano me detyrimin blerje”, ka konfirmuar klubi i Samdorias në një deklaratë.
“Mbrojtësi do të jetë në dispozicion të trajnerit Marco Giampaolo duke filluar nga seancën e sotme e trajnimit në qendrën sportive në Bogliasco”, mbyllet deklarata e klubit nga Gjenova. /Telegrafi/