Telegrafi

Zyrtare: Mattia Perin vazhdon kontratën me Juventusit

Mattia Perin ka vazhduar zyrtarisht kontratën me Juventusin deri në qershor të vitit 2025.

Bianconerët kanë konfirmuar vazhdimin e kontratës së portierit me një deklaratë në faqen e tyre zyrtare.

“Mattia Perin ka rinovuar kontratën e tij me Juventusin, një marrëveshje që e lidh atë me klubin deri më 30 qershor 2025”.

“Lajm i mirë për Mattian, por edhe për të gjithë ne. Perin iu bashkua Juventusit në vitin 2018 dhe pas një periudhe të shkurtër në ish-klubin Genoa nga janari 2020 deri në verën e vitit 2021, u rikthye bardhezi”, thuhet në njoftim.

Ai e ka mbajtur portën e pastër në tetë nga 17 paraqitjet e tij në të gjitha garat. /Telegrafi/