Max Allegri nuk është më trajner i Juventusit dhe vendimi është marr nga drejtuesit e klubit pas takimit të sotëm me trajnerin e njohur italian.
Vendimi i klubit erdhi pas një reflektimi të thellë që përfshiu edhe sektorin ligjor, ku klubit nuk i pëlqeu sjellja e trajnerit ndaj gjyqtarëve, drejtuesve (në veçanti Giuntoli) dhe mediave pas ndeshjes në Romë, ku Juve fitoi të Kupës së Italisë, duke mposhtur Atalantan me rezulta 1-0.
Sjelljet e trajneri ishin larg stilit të Juventusit, duke i kushtuar me shkarkim me dy ndeshje të mbetura në sezon.
Massimiliano Allegri non è più l’allenatore della Juventus F.C.
— JuventusFC (@juventusfc) May 17, 2024
Allegri do të përballej me Thiago Mottan në xhiron tjetër të Serie A , i caktuar si trashëgimtari i tij në stolin e Juventusit për vitin e ardhshëm.
Ai largohet si një nga trajnerët më të suksesshëm të Juventusit të të gjitha kohërave. Me Kupën e fundit të Italisë ai u bë edhe trajneri me më shumë fitore në garë, ndërsa për klubin ishte Kupa e Italisë e 15-ta në histori.
Allegri fitoi gjithsej 12 trofe në Juventus: 5 tituj të Serie A, 2 Superkupa të Italisë dhe 5 Kupa të Italisë (si dhe ka dy finale të humbura të Ligës së Kampionëve). /Telegrafi/