Pas largimit të Leonardos dhe refuzimit që mori nga shqiptari Igli Tare, Milani e ka tashmë drejtorin e ri sportiv.
Frederic Massara është zyrtarizuar si drejtori i ri sportiv i skuadrës së madhe italiane.
Lajmi është konfirmuar nga legjenda e Milanit, Paolo Maldini që i ka uruar mirëseardhje drejtorit të ri sportiv.
“Jemi shumë të lumtur të mirëpresimin Frederic Massarën në ekipin tonë të punës”, ka deklaruar Paolo Maldini, duke i uruar mirëseardhjen drejtori të ri sportiv.
Massara deri më tani ka qenë pjesë e skuadrës tjetër të madhe italiane Roma.
50-vjeçari ishte pjesë e Romës që nga viti 2011, ku për tre vite ka bërë punën e drejtorit sportiv, ndërsa një vit ishte sekret i klubit dhe katër vite të tjera menaxher i verdhekuqve. /Telegrafi/