Telegrafi

Zyrtare: Mason Mount, lojtar i ri i Manchester United

Manchester Unitedi ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mesfushorit anglez, Mason Mount, nga Chelsea.

Djajtë e Kuq kanë përfunduar me sukses një transferim të madh në këtë fillim të afatit kalimtar veror.

Bëhet fjalë për mesfushorin 24-vjeçar anglez, Mount, i cili pritet t’u kushtojë rreth 70 milionë euro.

Është vet faqja zyrtare e klubit anglez që ka konfirmuar zyrtarisht transferimin me anë të një postimi.

“Eksitimi është në rritje”, shkruan shkurtimisht në postimin e bashkangjitur me video.

Transferimi i Mount thuhet se ka kushtuar 55 milionë funte (64 milionë euro) plus pesë milionë funte (gjashtë milionë euro) tjera në formë bonuesh.

Lojtari anglez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare të vlefshme deri në qershor të vitit 2028 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. /Telegrafi/