Site icon Telegrafi

Zyrtare: Mason Greenwood refuzoi gjigantët italianë duke kaluar te Marseille

Mason Greenwood është lojtar i ri i Olympique Marseille, me lojtarin që sot ka nënshkruar dhe është zyrtarizuar nga klubi francez i Ligue 1, ku do të luajë nën urdhrat e Roberto De Zerbi.

Greenwood mbyll kështu marrëdhënien e tij me Manchester United pasi skuadra franceze e ka blerë plotësisht kartonin e lojtarit.

Të mërkurën lojtari mori leje nga Manchester United për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me Olympique Marseille, ku pastaj nënshkroi me ekipin e tij të ri për pesë sezonet e ardhshme.

 

Klubet ranë dakord për një marrëveshje prej 31.6 milionë euro, me Marseillen që fitoi garën me emra si Juventus, Napoli dhe Lazio.

Greenwood sezonin e fundit ishte te Getafe ku luajti 36 ndeshje në të cilat shënoi nëntë gola dhe dha gjashtë asistime. /Telegrafi/ 

Exit mobile version