Javier Mascherano u detyrua të lë fushën para kohë në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Alaves.
Dhe tani Barcelona ka konfirmuar edhe periudhën se sa do të jetë argjentinasi jashtë fushave të blerta.
Klubi katalunas ka thënë se argjentinasi do të mungojë për gjashtë javë për shkak të lëndimin në gju.
Vlen të theksohet se takimi u fitua nga Barça me rezultat 3-1.
Golat u shënuan nga Lionel Messi, Neymar dhe Alcacer Paco, kurse golin e nderit për Alaves shënoi Theo Hernandez. /Telegrafi/