Shkëndija ka konfirmuar se ka lejuar transferimin Valon Ahmedit te Shakhtyor Soligorsk.
Skuadra nga Maqedonia e Veriut e kishte transferuar Ahmedin në janar të vitit 2020, mirëpo që lojtarin tani ka kaluar në elitën e futbollit të Bjellorusisë.
Lojtari 26-vjeçar do të jetë nga tani e tutje lojtar i Shakhtyor Soligorsk, ndërsa Shkëndija e ka falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plot të klubit (pa ndërhyrje):
KF Shkëndija falemenderon Ahmedin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar suksese në të ardhmen.
Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon transferimin e Valon Ahmedit në elitën e futbollit të Bjellorusisë. Kryesia e klubit ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Shakhtyor Soligorsk, sipas së cilës futbollisti kalon në rradhët e ekipit bjellorus në merkaton e janarit.
Ahmedi u bashkua me Shkëndijën në janarin e vitit 2020 dhe fillimisht ishte pjesë e skuadrës në gjysmën e sezonit të shkuar të ndërprerë shkaku i pandemisë me COVID-19, ndërsa ishte lojtar standard në formacion në ndeshjet europiane dhe gjysmësezonin vjeshtor të cilin kuqezinjtë e mbyllën në vendin e parë.
Ndërkohë interesim për lojtarin shfaqën nga skuadra bjelloruse dhe pasi bisedimet mes dy kryesive përfunduan me marrëveshje për realizimin e kësaj lëvizje, nënkutpohet fundi i bashkëpunimit mes kuqezinjëve dhe 26 vjeçarit nga Kërçova.
Me këtë rast, KF Shkëndija falemenderon publikisht Valon Ahmedin për kontributin e dhënë për sa kohë që ishte pjesë e skuadrës tonë, duke i uruar gjitha të mirat në të ardhmen. /Telegrafi/