Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Itthad ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Mario Mitaj nga Lokomotiv Moska.
Mbrëmjen e djeshme (e hënë), Al-Itthad konfirmoi transferimin e dy yjeve, Steven Bergwijn nga Ajaxi dhe Danilo Pereira nga Paris Saint-Germain.
Megjithatë, mëngjesin e sotëm (e martë), klubi saudit vazhdoi me zyrtarizimin e transferimeve të ditës së fundit të afatit kalimtar.
I fundit i zyrtarizuar nga Al-Ittihad është mbrojtësi i majtë shqiptar, Mario Mitaj, i cili transferohet nga rusët e Lokomotiv Moskës.
🎥| Welcome to our latest Tiger, Mario Mitaj 🐅
pic.twitter.com/9c9qouwHox— Al-Ittihad Club (@ittihad_en) September 3, 2024
“Nga Moska në Jeddah. Mario Mitaj është me Al-Ittihad”, thuhet shkurtimisht në njoftimin e klubit saudit.
Mitaj kalon te Al-Itthad si huazim njëvjeçar me pagesë prej 1.2 milion euro.
Te Al-Itthad, Mitaj do të luajë me yje të mëdha si Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabinho, Moussa Diaby dhe Houssem Aouar. /Telegrafi/
From Moscow to Jeddah 🛬
Mario Mitaj is with Al-Ittihadpic.twitter.com/OSh8lVxDB0— Al-Ittihad Club (@ittihad_en) September 3, 2024