Telegrafi

Zyrtare: Mario Gotze kthehet në Bundesliga, nënshkruan për Eintrachtin

(Foto: Twitter/Eintracht)

Mario Gotze i është bashkuar Eintracht Frankfurtit nga PSV Eindhoveni në një marrëveshje afatgjate.

Klubi gjerman i ka siguruar shërbimet e anësorit duke aktivizuar klauzolën në vlerë prej katër milionë eurosh, kanë konfirmuar klubet.

Te skuadra nga Bundelsiga, ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare, e cila do ta mbajë te Eintrachti deri në qershor të vitit 2025.

Gjatë karrierës së tij, 30-vjeçari ka luajtur edhe për klube si Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu, ndërsa me Gjermaninë u shpall kampion bote në vitin 2014.

Lexo po ashtu Tre ekipe duan të nënshkruajnë me Gotzen, gjermani ka klauzolë largimi prej vetëm katër milionë euro

Me Eintracht Frankfurtin, Gotze do ta ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi ekipi gjerman e ka siguruar një vend në fazën e grupeve duke qenë fitues i Ligës së Evropës. /Telegrafi/