Telegrafi

Zyrtare: Mariano Diaz kalon te Lyoni

Real Madrid ka njoftuar largimin e lojtarit të ri.

Sulmuesi Mariano Diaz tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës franceze të Lyonit.

“Real Madridi C. F. dhe Olympique Lyonnais ka arritur një marrëveshje për transferimin e Marianos. Klubi shprehë falënderimet e veta për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron suksese në të ardhmen”, shkruan në njoftimin e klubit madridlen, duke mos dhënë detaje rreth kontratës, transmeton Telegrafi.

Diaz ka luajtur këtë sezon vetëm tetë ndeshje me Los Blancos dhe ka shënuar një gol.

Sulmuesi 23-vjeçar ka fituar një trofe të La Ligas, Ligës së Kampionëve, UEFA Super Cup dhe Botërorin për klube. /Telegrafi/