Telegrafi

Zyrtare: Marcos Alonso kompleton transferimin te Barcelona

Kalimi i Marcos Alonso te Barcelona është tashmë një realitet, pasi lojtari tashmë është regjistruar në La Liga dhe klubi ka njoftuar se mbrojtësi i majtë do të nënshkruajë për një sezon .

Pra kontrata e tij është e vlefshme deri më 30 qershor 2023 dhe ai do të ketë një klauzolë prej 50 milionë eurosh .

Te Barça donin të mbyllnin regjistrimin e Marcos Alonsos për të pasur edhe mbrojtësin e majtë në listën e Ligës së Kampionëve, e cila sot mbylli afatin për paraqitjen e listës së lojtarëve në dispozicion.

Marcos Alonso vjen te Barça si lojtar i lirë, pasi reprezentuesi spanjoll arriti të ndërpresë vitin e mbetur të kontratës me Chelsean.

Trajneri Xavi Hernández pranoi në prag të duelit kundër Sevillas se ishte optimist për regjistrimin e Marcos Alonso, ardhja e të cilit do të rrisë konkurrencën në krahun e majtë të mbrojtjes.

Marcos Alonso sot mori pjesë në seancën stërvitore të Barçës dhe mundi të takojë shokët e skuadrës që do të ketë këtë sezon./Telegrafi/