Telegrafi

Zyrtare: Marc Cucurella transferohet te Chelsea

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e anësorit të majtë, Marc Cucurella nga Brighton & Hove Albion.

Blutë e Londrës kanë kryer edhe një transferim tjetër të madh në këtë afat kalimtar të verës.

Pas Raheem Sterling dhe Kalidou Koulibaly, Blutë kanë transferuar edhe Cucurellan.

Është vet faqja e Bluve që ka konfirmuar nënshkrimin e një marrëveshje gjashtëvjeçare me lojtarin spanjoll.

“Marc Cucurella ka nënshkruar për Chelsean në një kontratë gjashtëvjeçare nga Brighton & Hove Albion”, thuhet në njoftimin e Bluve.

Detajet e transferimit nuk janë publikuar, por transferimi i Cucurellas thuhet se mund t’i kushtojë Bluve plot 70 milionë euro.

Marrëveshja mes klubeve është 55 milionë funte (65 milionë euro) të garantuara plus 5 milionë funte (6 milionë euro) bonuse. /Telegrafi/