Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona tani ka një punë të re.
56-vjeçari ka njoftuar të gjithë adhuruesit e tij se ka nisur punën në FIFA, ku do të jetë një bashkëpunëtor i ngushtë i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.
Ai ka theksuar se është i lumtur që do të punojë me njerëz të pastër që e duan futbollin.
“Tani po, është zyrtare. Më në fund mund të realizoj një nga ëndrrat e jetës time dhe të punojë për një FIFA të pastër dhe transparente”.
“Bashkë me disa njerëz që e duan me të vërtetë futbollin. Falënderoj të gjithë ata që më kanë inkurajuar të përballem me këtë sfidë të re”, ka shkruar Maradona.
Kujtojmë që Maradona kishte një luftë në distancë me ish-presidentin e FIFA-s, Sep Blatter.
Përpos Maradonas, presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino ka afruar afër vetës edhe sulmuesin legjendar holandez Marco Van Basten. /Telegrafi/