Telegrafi

Zyrtare: Maqedoni e Veriut – Kosovë, zhvillohet në qershor

UEFA ka vendosur që përballja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në play-offin e Ligës së Kombeve të zhvillohet në qershor.

Shtëpia e futbollit evropian përveç që mori vendim të shtyjë Euro 2020 për një vit, ka caktuar që maqedonasit dhe ‘Dardanët’ të përballen në muajin qershor.

Fillimisht ndeshja ishte paraparë që të zhvillohej më 26 mars në Maqedoninë e Veriut, mirëpo shkaku i pandemisë coronavirus që ka shpërthyer edhe në Ballkan, është shtyrë takimi.

Madje, tifozët kishin filluar më 2 mars t’i blinin edhe biletat, por pak ditë më vonë u konfirmuar se ndeshja nuk do të zhvillohet më 26 mars.

Tani, UEFA vendosi që takimi të zhvillohet në muajin qershor në kuadër të play-offit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/