Casemiro është zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester United, duke e kompletuar kalimin nga Real Madridi.
Të dy klubet e kanë zyrtarizuar në faqen e klubeve respektive, se 30-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Angli.
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Casemiro. Casemiro ka luajtur mbi 500 ndeshje profesionale, duke përfshirë 63 në nivel ndërkombëtar për Brazilin”.
We are delighted to have reached an agreement in principle for the transfer of @Casemiro 🇧🇷#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 19, 2022
“Ai ka fituar 17 trofe të mëdhenj në karrierën e tij të shkëlqyer, duke përfshirë pesë tituj të Ligës së Kampionëve dhe Copa American. Të gjithë mezi presim të shohim Casemiro në Old Trafford”, ka shkruar Manchester United.
Edhe Real Madridi e ka konfirmuar se ka marrëveshje me Manchester Unitedin, duke e falënderuar lojtarin.
Official Announcement: Casemiro.#RealMadrid | #GraciasCasemiro
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 19, 2022
Kampionët në fuqi të Spanjë dhe Europës, do të përfitojnë rreth 70 milionë euro nga shitja e 30-vjeçarit brazilian.
Një afrim cilësor për trajnerin Erik Ten Hag, i cili shpreson që eksperienca e Casemiros do të mjekojë plagët e shumta të “Djajve të Kuq”. /Telegrafi/