Site icon Telegrafi

Zyrtare: Manchester City e ‘blindon’ Ruben Diasin

Foto: mancity.com

Manchester City ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Ruben Diasin për vazhdimin e kontratës.

Paraqitjet e tij të mira, bënë që Citizens ta shpërblejnë atë me kontratë gjashtëvjeçare.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, City bëri të ditur se mbrojtësi ka nënshkruar deri në vitin 2027.

“Ruben Dias ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare me Manchester City”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Pasi u bashkua nga Benfica shtatorin e kaluar, marrëveshja e re e Dias do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2027”.

“24-vjeçari mbërriti në Etihad Stadium nga Benfica gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar dhe bëri një ndikim të menjëhershëm me mendjemprehtësinë e tij mbrojtëse, cilësinë teknike dhe mentalitetin fitues, të gjithë dëshmuan përbërësit kryesorë në një sezon debutues madhështor për Cityn”.

“Ai vazhdoi të bëjë 50 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një herë pasi skuadra e Pep Guardiolës ngriti titullin në Ligën Premier si dhe arriti në finalen e parë të Ligës së Kampionëve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version