Interi e ka blerë përfundimisht kartonin e Rey Manajt.
Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, që shkruajnë se klubi zikaltër e ka blerë kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë.
Ai ishte si huazim deri më tani, ku shkëlqeu më shumë në moshat e këtij klubi.
Ceremoneses e ka bërë publike marrëveshjen, ndërsa besohet që për lojtarin janë paguar 500 mijë euro.
Manaj mund të huazohet nga Interi për të fituar eksperiencë në klubet tjera.
Ai shihet si e ardhmja e Kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/