Telegrafi

Zyrtare: Manaj kalon te Granada

Rey Manaj është konfirmuar si lojtar i ri i Granadas.

Klubi spanjoll ka lëshuar një komunikatë duke konfirmuar transferimin dhe kontratën deri në qershor të vitit 2018.

Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë të blerjes për Granadën.

“Granada dhe Interi kanë arritur marrëveshje për huazim të Rey Manajt deri në qershor të vitit 2018. Klubi jonë ka të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit”, shkruan në komunikatën e Granadas.

Manaj kishte një sezon në Pisa para transferimit në Segunda Divison, një kampionat shumë më i hapur sa i përket golave ku Manaj ndoshta mund ta gjej veten më lehtë. /Telegrafi/