Marcos Rojo ka vazhduar kontratën e tij me skuadrën angleze, Manchester United.
Manchester United ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me mbrojtësin argjentinas, Rojo.
Klubi anglez ka zbuluar se kanë arritur marrëveshje për një rinovim deri në vitin 2021, me mundësi vazhdimi deri më 2022.
“Jemi të lumtur t’ju lajmërojmë se Marcos Rojo ka vazhduar kontratën e tij me Man United”.
“Rojo ka rinovuar deri në qershor të vitit 2021 me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
We are delighted to announce that Marcos Rojo has extended his contract with #MUFC until June 2021, with the option to extend for a further year.
Full statement: https://t.co/5Vznqbc4pE pic.twitter.com/G0X2BNFFaP
— Manchester United (@ManUtd) March 16, 2018
Me rinovimin e kontratës është shprehur i lumtur edhe mbrojtësi argjentinas, Rojo.
An ecstatic Marcos Rojo has been speaking to #MUTV…
Watch the full interview here: https://t.co/Gv0sHznL4K pic.twitter.com/iBgIB81ojw
— Manchester United (@ManUtd) March 16, 2018
“Me të vërtetë jam shumë i lumtur me rinovimin e kontratës”.
“Kam punuar shumë në këtë sezon të kthehem nga lëndimi dhe tani jamë në formë të mirë dhe dua ta japë më të mirën për këtë klub”, ka thënë Rojo. /Telegrafi/