Mesfushori brazilian, Fernandinho dhe Manchester City kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre edhe për shumë vite.
Fernandinho ka qenë lojtar kyç tek Qytetarët që nga transferimi i tij nga Shakhtar Donetsk në vitin 2013.
Me ardhjen e Pep Guardiolas në skuadër shumë ishin skeptik se Fernadinho do të mund të përshtatej dhe të luante.
Por, mesfushori brazilian ka arritur të bind trajnerin spanjoll dhe të bëhet një lojtar bazik dhe titullar i padiskutueshëm në skemat e tij.
Pas paraqitjeve të mira, City ka vendosur t’ia rinovojë kontratën Fernandinhos duke zyrtarizuar edhe nënshkrimin e marrëveshjes së re.
Fernandinho ka nënshkruar zgjatje edhe për dy vite e gjysmë me City, kontratë kjo që do ta mbaj në Etihan deri në 2020.
“Ky është një klubi me të ardhme fantastike dhe dua ta jem pjesë e këtij klubi sa më shumë që është e mundur”, ka deklaruar Fernandino.
Ndryshe, braziliani që nga transferimi i tij ka zhvilluar plot 212 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 19 gola. /Telegrafi/
BIG NEWS! 🙌@fernandinho has today signed a new City deal! 💙
MORE ▶️ https://t.co/o9xQw2JYK4 #mancity pic.twitter.com/3E8MPUNkpz
— Manchester City (@ManCity) January 19, 2018