Telegrafi

Zyrtare: Malo Gusto transferohet te Chelsea, nënshkruan kontratë deri në vitin 2030

Chelsea ka arritur të kompletoj transferimin e mbrojtësit francez Malo Gusto.

Mbrojtësi i djathtë pas shumë përpjekjesh është bashkuar me gjigantin anglez që ka paguar 35 milionë euro te Lyon për transferimin e tij.

19-vjeçari i bashkohet Chelseat si zëvendësim për anglezin Reece James që po vuan nga një lëndim në gju.

Malo Gusto ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Chelsean që do ta mbajë atë në Stamford Bridges deri në verën e vitit 2030.

Chelsea e ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit i cili është fotografuar me fanellën të klubit, por që ende nuk kanë dhënë detaje shtesë.

Londinezët fituan garën për francezin me gjigantin gjerman Bayern Munich, por edhe me Manchester Unitedin që gjithashtu ishin të interesuar. /Telegrafi/