Chelsea ka arritur të kompletoj transferimin e mbrojtësit francez Malo Gusto.
Mbrojtësi i djathtë pas shumë përpjekjesh është bashkuar me gjigantin anglez që ka paguar 35 milionë euro te Lyon për transferimin e tij.
19-vjeçari i bashkohet Chelseat si zëvendësim për anglezin Reece James që po vuan nga një lëndim në gju.
Chelsea's newest: Malo Gusto! 👋 pic.twitter.com/wIQ3LkNR9p
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 29, 2023
Malo Gusto ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Chelsean që do ta mbajë atë në Stamford Bridges deri në verën e vitit 2030.
Chelsea e ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit i cili është fotografuar me fanellën të klubit, por që ende nuk kanë dhënë detaje shtesë.
Good things coming! 🔜 pic.twitter.com/ZtDttTCx4c
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 29, 2023
Londinezët fituan garën për francezin me gjigantin gjerman Bayern Munich, por edhe me Manchester Unitedin që gjithashtu ishin të interesuar. /Telegrafi/