Telegrafi

Zyrtare: Malisheva transferon Laurent Xhylanin

Malisheva ka bërë të ditur se kanë transferuar zyrtarisht talentin Laurent Xhylani.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi malishevas bëri të ditur se lojtari u është bashkuar nga Drenasi.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Malishevës:

Kompletojmë marrëveshjen për transferimin e ??? ???????? ??????? ???????

FC Malisheva konfirmon arritjen e marrëveshjes për transferimin e Top Talentit  Laurent Xhylani nga KF Drenasi. Klubi njofton se ka nënshkruar kontratë afatgjate me njërin nga talentët më premtues në Futbollin Kosovar.

Laurenti edhe pse një talent i ri, është transferimi i së tashmes e po ashtu edhe i së ardhmes së klubit. /Telegrafi/