Telegrafi

Zyrtare: Malisheva përforcohet me tre futbollistë, spikat Vesel Limaj

Klubi i Malishevës sot (e premte) përmes rrjeteve sociale kanë zyrtarizuar tre përforcime të reja që do të jenë ndihmesë e madhe në vazhdimësi të kampionatit për trajnerin Bekim Isufi.

I pari që u zyrtarizua ishte Ledian Krasniqi i cili tek Malisheva erdhi nga klubi çek FK Pribram.

Pas tij malishevasit bën me dije se kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Edis Malikji i cili erdhi nga Struga.

Sidoqoftë, transferimi që mori vëmendjen e të gjithëve ishte ai i Vesel Limajt i cili nga kampioni aktual Ballkani bëri kalimin tek Malisheva.

Eksperienca dhe përvoja e tij padyshim se do të shtojë edhe më shumë kualitetin në mesfushën e Malishevës si dhe një ndihmesë e madhe drejt realizimit të objektivave të klubit.

Pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Malisheva renditet në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Prishtinën.

Ndeshjen e radhës ata do të jenë nikoqir të Ballkanit, duel ky që do të luhet ditën e diel me fillim nga ora 16:00./Telegrafi/