FC Barcelona dhe Girondins de Bordeaux kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Malcom Filipe Silva de Oliveira.
Kjo marrëveshje do t’i kushtojë Barcelonës 41 milionë euro dhe 1 milion euro bonuse.
Lojtari ka arritur marrëveshje me klubin për pesë sezone deri në edicionin 2022/23.
Malcom do të arrijë në Barcelonë sonte (e martë), ku do ta bëjë edhe foton tradicionale te logo e klubit.
⚠️ All the details about the new @FCBarcelona player Malcom
Full story: https://t.co/ul9lMUhpY9
⚽️ #EnjoyMalcom
🔵🔴 #EnjoyBarça— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 24, 2018
Ai të nesërmen do të bashkohet me klubin në US Tour që sponsorizohet nga Rakuten.
Lojtari ka lindur në vitin 1997 në Sao Paulo in Brazil. Ai përveç Bordeaux ka luajtur edhe me Corinthians.
Me Bordeaux në tri sezone ai ka zhvilluar 86 ndeshje ku ka shënuar 19 gola.
Roma e kishte lansuar të hënën në mbrëmje marrëveshjen me klubin francez dhe lojtarin, por ndërhyrja e Barcelonës bëri që gjithçka të ndryshojë. /Telegrafi/