Telegrafi

Zyrtare: Maicon transferohet te skuadra braziliane

Douglas Maicon pas një kohe më shumë se një vjeçare ka gjetur skuadër.

Ish-mbrojtësi i Interit është transferuar te skuadra braziliane Avai FC, e cila bën pjesë në Serie A braziliane.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tregut të transferimeve

Anësori njihet për aventurën fantastike që kishte te Interi, ku fitoi shumë tituj.

Pastaj u transferua te Manchester City e Roma, ku nuk bëri edhe shumë.

Vlen të theksohet se nga viti 2016 ishte lojtar i lirë. /Telegrafi/