Site icon Telegrafi

Zyrtare: Maguire nënshkruan për Unitedin, bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë

(Foto: manutd.com)

Manchester Unitedi e ka konfirmuar transferimin zyrtar të Harry Maguire nga Leicester City.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Djajtë e Kuq, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit.

Transferimi i tij besohet të ketë kushtuar 80 milionë funte (87 milionë euro) duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në botën e futbollit.

“Jam i gëzuar që kam nënshkruar me këtë klub të madh. E kam shijuar gjithë kohën time te Leicesteri dhe dua t’i falënderoj të gjithë te klubi, si edhe tifozët për mbështetjen fantastike gjatë dy sezoneve të fundit.

(Foto: manutd.com)

Megjithatë, kur Manchester Unitedi vjen dhe të troket në derë, është një mundësi mahnitëse”.

“Është e qartë se Ole (Gunnar Solskjaer) po ndërton një skuadër për të fituar trofe”, ka thënë Maguire në deklaratën e tij të parë si lojtar i Unitedit.

Futbollisti anglez iu bashkuar Leicesterit në vitin 2017, ku i ka zhvilluar 76 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version