Klubi brazilian, Gremio ka njoftuar nënshkrimin si lojtar i lirë me sulmuesin e njohur uruguaian, Luis Suarez, për dy vite.
Suarez ka disa javë që është lojtar i lirë pasi mbylli marrëveshjen me klubin e fëmijërisë, Nacional.
Megjithatë, nuk ka shkuar shumë dhe Suarez ka gjetur klubin e ri, ku do ta vazhdojë karrierën.
Bëhet fjalë për ekipin brazilian, Gremio, i cili luan në Superligën e Brazilit dhe ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit uruguaian.
É DO GRÊMIO! 🇪🇪🇺🇾 Um dos maiores da história do Uruguai, @LuisSuarez9 chega ao Tricolor para seguir sua trajetória vitoriosa, agora vestindo a nossa camisa! Artilheiro, multicampeão, copero y peleador! Seja bem-vindo, Luisito! pic.twitter.com/eOW9LXQ6fA
— Grêmio FBPA (@Gremio) December 31, 2022
“Luis Suarez, një nga sulmuesit më të mëdhenj në futbollin botëror, është nënshkrimi më i ri i Gremios për sezonin 2023”.
“Në moshën 35-vjeçare, uruguaiani, i cili luajti për Nacional/URU këtë sezon, nënshkruan një kontratë dyvjeçare deri në fund të vitit 2024”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Suarez ka refuzuar propozimet e klubeve nga MLS dhe atyre nga Arabia Saudite për t’u bashkuar me skuadrën braziliane. /Telegrafi/
Vamos, @LuisSuarez9! Estamos preparados para conquistarmos grandes feitos juntos! 💪🏽🇪🇪 pic.twitter.com/P5pxKlPZJp
— Grêmio FBPA (@Gremio) December 31, 2022
ELE VEIO! 🇪🇪🇺🇾 2023 vem aí e, com ele, @LuisSuarez9! O atacante uruguaio é o novo #ReforçoTricolor para os desafios da próxima temporada. Um dos maiores do futebol mundial no maior do Sul! 💪🏽
Leia em: https://t.co/ACJSOmBYiE pic.twitter.com/YRQiPaRjTe
— Grêmio FBPA (@Gremio) December 31, 2022