Site icon Telegrafi

Zyrtare: Locatelli transferohet te Sassuolo

Manuel Locatelli është lojtari më i ri i skuadrës italiane, Sassuolo.

Mesfushori italian ka ndërruar ambient dhe është transferuar te Sassuolo gjatë ditës së sotme (e hënë).

20-vjeçari i ardhur nga akademia e klubit nga San Siro do të shkoj te Sassuolo në huazim njëvjeçar me obligime blerje në fund të sezonit.

Njoftimin e kësaj marrëveshje e ka bërë vet klubi Rossoner me anë të faqeve të tyre zyrtare, ku thuhet se Sassuolo do të paguajë dy milionë për huazimin dhe 10 milionë euro për blerjen përfundimtare.

“AC Milan njofton marrëveshjen për lojtarin Manuel Locatelli për t’u bashkuar me US Sassuolo Calcio në një marrëveshje huazimi me detyrim blerje”.

“AC Milan i dëshiron Manuelit më të mirën në karrierën e tij të ardhshme sportive, duke e falënderuar për profesionalizmin dhe angazhimin e tij në klub”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Marrëveshjen e transferimit të Locatellit e ka njoftuar edhe Sassuolo.

Ndryshe, Locatelli ka zhvilluar 63 ndeshje dhe ka shënuar dy gola në të gjitha garat me Rossonerët. /Telegrafi/

Exit mobile version