Telegrafi

Zyrtare: Locatelli lojtar i Juventusit

Juventusi ka zyrtarizuar Manuel Locatellin që vjen nga Sassuolo si huazim dyvjeçar me detyrimin blerje për 37.5 milionë euro.

Detajet e sakta të marrëveshjes janë lëshuar me një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Juventusi.

Blerja përfundimtare është 25 milionë euro, e pagueshme në tre vjet.

Klubet kanë vënë edhe bonuse, ku maksimumi arrin në 12.5 milionë euro.

23-vjeçari italian ka kryer testet mjekësore në Torino këtë mëngjes dhe para se të nënshkruante kontratën deri në qershor 2026.

Juventus kishte nevojë që ardhja e lojtarit të ishte një huazim dyvjeçar sepse ata kishin një marrëveshje shumë të ngjashme me Fiorentinën për Federico Chiesa që duhet të paguhet. /Telegrafi/