Napoli ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin Stanislav Lobotka nga Celta Vigo në një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro plus bonuse.
Marrëveshja kishte qenë në punë për disa javë dhe ai e kishte kryer testet mjekësore të shtunën, por duhej të përfundonte detajet e kontratës së tij.
Reprezentuesi 25-vjeçar i Sllovakisë do të marrë pjesë sot (e mërkurë) në stërvitje me shokët e tij të ri të skuadrës pasi tashmë është zyrtarizuar nga klubi.
Welcome, #Lobotka! 🇸🇰#WeAreAllBrothers
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/ICI28mzBB1— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) January 15, 2020
Është raportuar se kostoja e operacionit është në bazë të 20 milionë euro plus deri në katër milionë euro tjera bonuse të lidhura me performancën.
Lobotka nënshkroi një kontratë deri në qershor 2024 me vlerë 1.8 milion në sezon.
Ai është nënshkrimi i dytë i madh në janar për Napolin pasi Diego Demme arriti nga RB Leipzig për 12 milionë euro.
Lobotka ka 22 paraqitje për Sllovakinë, duke shënuar tre gola, dhe tashmë kishte qenë afër transferimit në San Paolo edhe gjatë verës. /Telegrafi/