Telegrafi

Zyrtare: Llorente kalon testet mjekësore, bëhet lojtar i ri i Atletico Madridit

Atletico Madridi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Marcos Llorente nga Real Madridi pas kalimit me sukses të testeve mjekësore.

Klubi nga Wanda Metropolitano ka arritur marrëveshje për Llorenten nga Real Madridi gjatë ditës së djeshme (e enjte), por vetëm sot është kompletuar i gjithë transferimi.

Është vet klubi i Atletico Madridit, i cili ka zyrtarizuar lojtarin, pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore.

“Marcos Llorente nënshkroi kontratën e tij për 5 sezonet e ardhshme”.

“Mesfushori spanjoll kaloi me sukses testet mjekësore në Klinikën Universitare de Navarra dhe bëhet transferimi i dytë Kuq e Bardhë për sezonin 2019/20”, thuhet në njoftimin e Atleticos.

Detaje tjera të transferimit nuk janë bërë publike, por sipas mediave spanjolle ky transferim i ka kushtuar Atleticos plot 40 milionë euro. /Telegrafi/