Telegrafi

Zyrtare: Llapi vazhdon me Elvis Prençin edhe për një vit

Llapi ka ‘blinduar’ edhe për një edicion tjetër qendërmbrojtësin, Elvis Prençi.

Ky i fundit do të vazhdojë të mbroj ngjyrat e klubit llapjanas edhe në edicionin e ri 2020/21.

“Duke parë rëndësinë e tij për skuadrën dhe kontributin që jep në fushën e lojës, klubi menjëherë ka finalizuar marrëveshjen me Prençin, njërin prej futbollistëve kryesor të klubit”.

“Prençi tashmë një vit e gjysmë nga ardhja në Llap ka qenë i pazëvendësueshëm, ndërsa në edicionin 2019/20 ka zhvilluar gjithsej 32 paraqitje(31 kampionat/1 kupë) për Llapin duke realizuar edhe 1 gol”, thuhet në njoftimin e klubit.

Prençi më parë ka luajtur për klube si Kukësi, Partizani, Teuta, Korabi e Lushnja. /Telegrafi/